Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka zbardhur tre raste të vjedhjeve rënda, një vjedhje dhe një tjetër vjedhje në tentativë, dhe si të dyshuar për kryerjen e këtyre vjedhjeve deri në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë, penalisht do të raportohen katër të mitur nga Tetova dhe fshatrat Tetovë Llërc, Dëbërc dhe Sedllarcë e Epërme informon Tetovasot
Të katër të miturit dyshohet se në periudhën nga marsi deri në fund të qershorit të këtij viti, kanë marrë pjesë në kryerjen e këtyre veprave penale (krime pronësore) dhe në vende të ndryshme, më shpesh në vende të ndryshme kanë vjedhur produkte të ndryshme. Shumica e sendeve të vjedhura janë gjetë dhe janë kthyer pronarëve të tyre.