Një grup i qytatarëve është dashur që me duar ta largojnë një makinë gabimisht të parkuar, me qëllim që të kalojë makina e Ndihmës së Shpejtë. Video është bërë virale në rrjetet sociale dhe me këtë autori i videos kërkon që mos përsëritet kjo ngjarje pasi qytetarët kanë halle dhe Ndihma e Shpejtë nuk duhet të presë.

Vetura ishte parkuar në vendin e shënuar me “X”, që është vendkalim ndërtese apo rrugë dytësore.

Sipas dëshmitarëve, pronari i veturës ka mbërritur në vendin e ngjarjes pasi ka kaluar makina e Ndihmës së Shpejtë. Shkaku i kritikave të qytetarëve për gjestin e tij, pronari i makinës është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.