Ministria e Kulturës njoftoi se drejtori Frymëzim Dauti është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Entit Kombëtar, Biblioteka Universitare Kombëtare „Shën Kliment i Ohrit” – Shkup.

Sipas Ministrisë së Kulturës, shkarkimi vjen për shkak të punës e cila nuk është në pajtueshmëri me ligjin dhe statusin, edhe në raste të tjera të parashikuara me ligj, në bazë të nenit 33, alineja 2 të Ligjit për kulturë.

“Pas mbikëqyrjeve disamujorshe të realizuara nga ana e Ministrisë së Kulturës në vitin 2021 janë konstatuar një sërë parregullësish serioze në punën e drejtorit në aspektin e Ligjit për kulturë dhe Ligjit për bibliotekat. Në bazë të gjendjes faktike të konstatuar gjatë mbikëqyrjeve, ministrja e Kulturës Irena Stefoska vlerësoi se janë plotësuar kushtet ligjore për shkarkimin nga detyra e drejtorit të Bibliotekës Universitare Kombëtare para skadimit të mandatit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Ata shtojnë se deri në zgjedhjen e drejtorit të ri për shkak të mospengimit të punës së këtij enti, është emëruar drejtor udhëheqës detyre nga radhët e të punësuarve.