Një pushues nga Kosova është rrahur brutalisht nga kamerierët e hotel “Rafaelo” në Shëngjin.

Mësohet se shqiptari nga Kosova është rrahur në prani të gruas së tij e cila ishte shtatzëne.

Insajderi ka kontaktuar hotelin ku ka ndodhur rrahje për të marrë detaje të tjera, nga hoteli ka thënë se ka qenë një përleshje ndërmjet klientëve dhe se nuk janë të përfshire kamerierët.

“Kishte ndodhur një debat ne mes klientëve dhe ka përfunduar me përleshje, askush nuk është rrahur nga kamerierët tanë’, kanë thënë nga hotel Rafaelo.