Bundesliga 2 ngriti siparin për edicionin 2021-2022 këtë të premte me një sfidë të denjë për elitën e futbollit gjerman, Schake 04 – Hamburg, e cila përfundoi me fitoren 1-3 të skuadrës veriore, në radhët e së cilës aktivizohet futbollisti i Përfaqësueses së Shqipërisë, Klaus Gjasula, I cili nuk u aktivizua nga trajneri Tim Walter.

Një fitore me përmbysje për Hamburgun, që zhvlerësoi golin e lojtarit vendës Terodde që në minutën e 7-të. Glatzer humbi mundësinë për të barazuar me penallti në minutën e 28-të, gjithsesi korrigjoi shënjestrën në fillim të pjesës së dytë, duke u hapur rrugë suksesit të Hamburgut, që shënoi edhe dy gola të tjerë në minutat në vazhdim me autorë Heyer dhe Jatta.

Një start perfekt për ekipin e drejtuar nga Walter, përballë një kundërshtari me traditë në futbollin gjerman dhe që me siguri do të jetë mes pretendentëve për t’u rikthyer në Bundesligë.