Nuk ekziston klub në planet që nuk do të dëshironte ta transferonte Erling Haalandin.

Fansat e futbollit shpesh tallen me sulmuesin e Borussia Dortmundit, i cili mbushi 21 vjet më 21 korrik, duke thënë se ai është aq i mirë sa që duhet të jetë bërë në një laborator.

Përveç që është një finisher i jashtëzakonshëm – 57 gola në 59 ndeshje për Dortmundin – Haaland është gjithashtu ekstremisht i fuqishëm dhe i shpejtë, me ose pa top.

Ai është i gjatë, por padyshim një prej futbollistëve më të shpejtë në botë.

Posa Haaland fillon vrapin, absolutisht nuk mund të ndalet.

Asnjë lojtar nuk ka regjistruar sprint më të shepjtë se Haalandi në Bundesligë sezonin e kaluar. Shpejtësia e tij prej 36.04 kmh kundër Stuttgartit në prill, e vendos atë para emrave si Marcus Thuram, Kingsley Coman dhe Alphonse Davies.

Për ta vënë në pah shpejtësinë e tij, rekordi botëror në 60 metra sprint aktualisht mbahet nga amerikani Christian Coleman, i cili e kaloi atë për 6.34 sekonda në shkurt të vitit 2018.

Koha e Haalandit ishte 6.64 sekonda.