Mund të ndodhë që më vonë pushimet të shndërrohen në një torturë, por ka njerëz që nuk i marrin parasysh pasojat e krizës.Ata shkojnë drejt vendeve ku duan të pushojnë , pavarësisht se koston e gjithë kësaj e paguajnë kur vijnë nga pushimet.

URIM SALIHU

Të niseshe për pushime dikur, ishte diçka e zakonshme , sepse nuk kishte kaq krizë që ka marrë dimensione të frikshme dhe ndjehet në çdo sferë , por të nisesh sot për pushime, është jo vetëm një hamendje e gjatë , por sapo merr t’i bësh llogaritë , e merr vendimin tjetër që nuk do të bësh një hap për të shkuar diku në bregdet.Mirëpo ka shumë njerëz të tillë që nuk i marrin parasysh këto gjëra ,pavarësisht se pushimi për t’a shndërrohet në një kuptim tjetër më pas .

Ademi thotë se ka preferuar gjithnjë verën dhe këtë kohë pushimesh, por tani ai e ndjen këtë rëndesë ekonomike dhe i vetmi destinacion është Shqipëria ose plazhet e Strugës.Por ai nuk do të shkojë sivjet askund sepse për të pushimet janë po aq sa të nevojshme gjithashtu edhe duhet të shmangen në rast se kriza dominon .Ai thotë se ka disa njerëz që i njeh të cilët nuk mendojnë fare për pasojat , por nisen për të bërë plazhin e tyre edhe kur mund të kenë marrë para borxh nga dikush tjetër.”Të shkosh në plazh nuk është më luks.Një njeri shkon vetëm kur i del llogaria përfundimtare dhe jo të harxhojë madje edhe kartelat e kreditit dhe për t’u nisur diku në Turqi, Greqi apo në ndonjë vend tjetër”.
Shumë qytetarë thonë se ose i ndan brenda një viti paratë e pushimeve dhe shkon të relaksohesh, ose me variante tjera nuk bëhen ato.

Ka raste sipas qytetarëve kur një njeriut i nevojiten pushimet me rekomandimet e mjekëve, dhe në këto raste duhet bërë përjashtime, por në të kundërtën pushimet nuk janë të domosdoshme .

“Sot ndoshta duke marrë para borxh ose me kartela krediti njerëzit shkojnë për të pushuar por në fakt ata janë të torturuar nga ai pushim sepse pasojat i ndjejnë menjëherë pas kthimit nga vende të ndryshme “ thotë Haliti i cili e pranon se do ta bënte vetë një gjë të tillë për shkak se ka më shumë se dhjetë vjet që bën pushime gjithandej.Por ai thotë se për cdo vit e më shumë edhe cështja e pushimeve po bëhet shumë e rëndë , sidomos për shtresat e varfëra.

Më pak që vizitojnë plazhet janë njerëzit që janë raste sociale dhe ato që bëjnë punë të rënda fizike dhe që kanë të paktën një ditë të lirë brenda javës.Avdyli një punëtor ndërtimtarie thotë se e ka të vështirë të shkojë në pishinë dhe jo më të shkojë për pushime dikund.Ai cdo të premte që është edhe dita e lirë për ndërtimtarët shkon kur ka mundësi dhe paguan 100 denarë për të kaluar një ditë në një pishinë të qytetit .Kjo është e gjitha për të, por ai thotë se ka disa kolegë të tij të cilët edhepse me gjendje të rënduar shkojnë në pushime pa llogaritur se sa mëditje u kushton më pas ai pushim që shndërrohet në torturë.
Sapo të kthehen njerëzit prej vendeve ku kanë qëndruar përvec gjurmëve që u janë mbetur në trup shkaku i rrezeve të shumta që kanë marrë, kanë edhe disa gjurmë të tjera varfërie koston e së cilës e paguajnë në muajt që do të vijnë