Në moshën 36-vjeçare ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri në fazë të katërt, ndërsa mjekët parashikuan se i kanë mbetur një deri në tre muaj jetë. Kështu, Natasha Pushova bleu 200 metra katrorë në Matkë dhe vendosi që ditët e fundit t’i kalojë në parajsën e saj. Në fillim, bashkë me vajzën kanë fjetur në këtë tendë, kurse më vonë ndërtuar këtë shtëpi, dyert e së cilës i hapën për ekipin e TV21. Pas 11 vjitesh, asaj i mungon mushkëria e majtë, tre brinjë, por fatmirësisht është e shëndetshme dhe e gjallë.

“Kur vinte nata, dhimbjet ishin më agresive. Kishte momente kur shpinën e godisja në mur për ta ndalur dhimbjen, kështu që përfundova në morfinë. Dr. Viki Tollovska e pa se diçka është e dyshimtë, më dërgoi në skaner dhe panë se ka një masë tumorale. Më bënë dy biopsi. E para ishte beninje, kurse e dyta malinje. Bëra analiza edhe në Greqi dhe mësova se bëhet fjalë për limfomë dhe osteoserkom nga lloji jo-joxhkin”, tregon historinë e saj, Natasha Pushova.

Kështu Natasha nisi me kimioterapi, kurse mjekimin e vazhdoi me mjekësi alternative, për të cilën konsideron se i ka ndihmuar gjatë trajtimit i cili ka zgjatur një vit.

“Kur e bëra operacionin, një mik nga Turqia kur ka mësuar se jam operuar erdhi të më vizitojë. Më tha do të të jap një ilaç me të cilin gjyshja ime mjekonte në Turqi, të lutem që ta pish, besoj se vetëm me këtë ilaç “do të zhduket” sëmundja. I premtova se do ta pi, e mësoi nënën time si përgatitet. Ajo e përgatiti dozën e parë dhe pas operacionit menjëherë fillova ta pi ujin e gëlqeres”, tregon më tej ajo.

Ajo thotë se gëlqerja mund të gjendet kudo. Por, siç shton, ndonjë gëlqere mund të jetë edhe kancerogjene, prandaj duhet të kihet shumë kujdes gjatë përgatitjes së ilaçit. Ujin e gëlqeres e pinë edhe njerëzit e shëndetshëm në mënyrë preventive.

“Unë shkoj te personi që e përgatit, fle atje dy ditë dhe me sytë e mi po shoh se nuk përdor goma, plastika… Gomat i japin më shumë zjarr, kursejnë drunj, kurse gëlqerja është e dëmshme, kancerogjene. Kështu që, duhet të piqet në dru. Dhe e gjithë kjo duhet të ndahet me shumë kujdes”, sqaron ajo.

Natasha u ndihmon atyre që i kërkojnë ndihmë, njerëzve që besojnë në efikasitetin e kësaj mënyre për t’u shëruar nga kanceri, kurse ka shumë të tillë nga e gjithë bota dhe nga grupmosha të ndryshme.

“Dje mora mesazh nga një vajzë që kishte kancer. Është nga Serbia, ajo u shërua dhe më thotë unë nuk dua të ndalem me ujin gëlqereje. Pas disa muajsh më paraqitet dhe më thotë se është shtatzënë. E pyet nëse uji i pengon foshnjës? Kurse ajo më shpjegoi se i kanë thënë se uji përmban kalcium karbon dhe do ta përforcojë foshnjën. Brenda 7 muajve të shtatzënisë e pinte ujin e gëlqeres dhe e lindi fëmijën”, tregon Natasha Pushova.

Natasha porosit se gjëja më e rëndësishme është se kur do të zbulohet kanceri, të mos shuhet dëshira për jetë. Ajo këshillon se nuk duhet të dorëzoheni, sepse gjithçka ka të bëjë me psikikën. Edhe ajo ka qenë e brishtë, por falë vajzës së saj, sërish ka rilindur si një feniks. Ajo para se të sëmuret ka punuar, kurse tani është nënë e vetme dhe e papunë, e cila jeton pa asnjë kompensim përveç trashëgimisë që ia kanë lënë prindërit e saj./TV21