Ndonëse erdhi me bujë te Milani, norvegjezi Jens Petter Hauge nuk ia doli të bindë trajnerin Stefano Pioli dhe pritet të largohet gjatë kësaj vere.

Për sulmuesin anësor kanë shfaqur interes klubet gjermane si Wolfsburg dhe Eintracht Frankfurt.

Drejtori Sportiv i kuqezinjve, Paolo Maldini, e ka bërë të qartë se Hauge nuk do të largohet nga Milano për një shifër më të ulët se 15 milionë euro.