Punojmë me përkushtim në përmirësim cilësor të infrastrukturës rrugore lokale në çdo komunë dhe për të investuar në zhvillim rajonal të balancuar përmes projekteve që nënkuptojnë kushte më të mira jetësore për qytetarët, standarde më të mira jetësore dhe zhvillim ekonomik, deklaroi sot në Kriva Pallankë zëvendëskryeministri i obliguar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe resurset njerëzore, Lupço Nikollovski.

“Sot, këtu në Kriva Pallankë, ne shënojmë fillimin e një projekti tjetër infrastrukturor, i cili është jetësor për banorët e këtij qyteti. Me komisionimin e rrugës hyrëse, qytetarët e Kriva Pallankës më në fund do të kenë qasje adekuate dhe moderne në varrezat e qytetit”, theksoi Nikollovski, i cili së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe kryetarin e Kriva Pallankës, Borjanço Micevski, ishin në vendi ku fillon ndërtimi i rrugës hyrëse për në Varrezat e qytetit në Kriva Pallankë.