Nuk përjashtohen masa të reja restriktive nga muaji shtator ose tetor. Kështu deklaroi ministri I shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili njoftoi se po mendohet për masa të reja për personat që refuzojnë të vaksinohen, pasi sipas tij, rrezikojnë shëndetin e të imunizuarve.

 

Kreu i shëndetësisë, tha se për momentin masat mbeten të njëjta dhe se nuk planifikohen restriksione për kufijtë, dhe për organizimet me prezencë masiv.

“Për momentin nuk planifikojmë për masa restriktive. Po mendojmë se a është e nevojshme për të ndërmarrë disa në vjeshtë dhe po i ndjekim përvojat në vendet e tjera. Shumë vende të botës lajmërojnë për masa restriktive vetëm për personat e pavaksinuar, por, ne ende nuk kemi sjellur ndonjë vendim. Sigurisht, në qoftë se vlerësojmë se rreziku rreth të vaksinuarve është mjaftueshëm i madh, atëherë do të vendosim për masa restriktive”, ka deklaruar Filipçe.