Skënder MULLIQI 

 

 

  Qytetarët në vend që të gjëjnë qetësinë shpirtërore pas luftës,  po jetojnë në frikë dhe në stres nga tensionet gjithnjë të  ngritura politike .Së cili është kriteri, rregullat  dhe kufiri i gjithë kësaj,  nuk po e dinë askush.Jetuam në frikë  për 50 vite nën okupimin nga Serbia, deri sa u shliruam më luftë në vitin 1999.Këto vuajtje dhe gjithë këto të këqija që nga goditën historikisht, na bëjnë gjithnjë të brengosur për fatin e popullit dhe të shtetit të ri të  Kosovës.Njerëzit e pushteteve të deritashme , dhe tash si opozitarë sikur nuk po shohin që Kosova mud të rreshqët në kaos  nga mos marrja e përgjegjësive të tyre politike .Me opstrukcione politike , me vazhdimin e krizave ekonomike , nuk ka mundësi të realizohen  aspiratat  e të bëri shtet ligjor dhe demokratik,Nuk jam i sigurt kështu së  ndonjëherë do të gjejmë rrugën për Evropën e Bashkuar.Njerëzit nuk I  harrojnë  mashtrimet , manipulimet e përditshme , në synim të realizimit  të interesave përsonale .Duhet të mësohemi më rrotacionin që sjellë sistemi shumëpartiak pluralist.Qetetarët shumica më zgjedhjet e fundit nacionale kan bërë përzgjedhjen së  kënd më  e besuar politikisht .I besuan forcat e reja politike si ndryshim imediat për Kosovën dhe të ardhmën e saj.Vota plebishitare duhet të respektohet nga opozita , e jo të vazhdohet më avazin e vjetër të politikës , e cila nuk u tregua productive .Vendi i nevoitet zhvillimi i proceseve të stagnuara e disa edhe të kthyera mbrapa.Është koha e dominimit të vlerave karshi antivlerave të cilat e kan vërshuar Kosovën e pas luftës.Duhet të mësohemi së si duhet punuar për shtet dhe për popull ,Të gjithë mekanizmat I kemi , vetëm së duhet ditur të futën në veprim.Nuk guxojmë të mbetemi peng të së  kaluarës komuniste, që nuk na solli asnjë të mirë si komb në Ballkan.Të luftojmë të gjithë së bashku për një ambient të ri, për një ambient ku kan vend të gjithë, e jo vetëm një kategori e njerëzve të caktuar të politikës dhe të biznesit. Vëtem më punë të ndërshme , më moral politikë , edhe  mund të bëhemi pjesë e botës së civilizuar dhe demokratike.Qytetarët  I dinë  manipulimet që ju janë bërë gjatë këtyre vitëve.Ky vit por edhe viti në vijim  mendohet nga shumica së do të janë vite të kthesave pozitive për Kosovës.Kontributi për kthesa pozitive shumë të nevojshme u takon të gjithëve edhe opozitës e cila ende nuk po pushon të bënë opozitarizem jo konstruktiv.Armiku shekullorë serb mundet  në terrenin politik,vëtem më unitetin tonë, vëtem më bashkimin e forcave politike në vend .Na duhet një ringritje e re shtetërore dhe nacionale .Këtë mund edhe të arrijmë duke i lënë mbrapa qerimin e hesapeve përsonale dhe ndërpartiake , duke ardhur përfundimisht në shprehje fitorja e moralit dhe  dinjitetit politikë…!