Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar fotografi nga vizita në Shkup në suaza të Forumit ekonomik për bashkëpunim rajonal (Mini Shengenit) që do të mbahet nesër.

Mes momenteve pikante që ka ndarë Rama, sigurisht se nuk mungoi misri dhe fanella e Juventusit që iu bënë dhuratë.

Të shumtë kanë qenë edhe qytetarët që kanë kërkuar shkrepje me Ramën.

Forumin Ekonomik Rama ka zgjedhur t’ia bashkëngjisë emrin “Ballkani i Hapur”.

“Shkup – Në vigjiljen e Forumit Ekonomik “Ballkani i Hapur””, shkroi Rama në “Facebook”.