Në Kuvendi e Maqedonisë së Veriut me 57 vota është miratuar Ligji për Shtetësinë, raporton SHENJA.

Kujtojmë se Ligji për shtetësi u propozua nga koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Ky koalicion në programin e saj zgjedhor e kishte premtim elektoral se do ta zgjidh problemin me shtetësinë e mijëra qytetarëve e që nuk është zgjidhur me vite. Fillimisht propozimi i tyre u injorua nga qeveria, por më pas bllokimit të Kuvendit u arrit deri tek marrëveshja. Edhe pse, Ligji në Kuvend u bllokua nga VMRO-DPMNE dhe E majta, atëherë ligji u kthye në Kuvend me flamur evropian për t’i ikur bllokimeve.