Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s ka rol të rëndësishëm për sigurinë në rajon. Është bërë progres i jashtëzakonshëm dhe sot vendi është anëtare me të drejtë të plotë e Aleancës e cila këtë vit do të arrijë integrim ushtarak të plotë në strukturat e NATO-s.

Këtë në bisedën e sotme telefonike e theksuar ministrja e Mborjtjes Radmilla Shekerinska dhe nënsekretari për mbrojtje i SHBA-së për çështje politike Kolin Kal.

Shekerinska, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, në bisedë theksoi se Maqedonia e Veriut është plotësisht e përkushtuar në vlerat e Aleancës dhe se një shembull i padyshimtë për atë është pjesëmarrja e anëtarëve të Armatës në misionet e NATO-s.

Ajo porositi se kapacitetet e Armatës janë edhe kapacitete të NATO-poligonit të Armatës “Krivollak” i cili vazhdimisht zhvillohet me mbështetje të SHBA-së, këtë vit ishte nikoqir i stërvitjes së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së “Goditje vendimtare” dhe mori vlerësime të larta nga aleatët për mundësitë të cilat i ofron për stërvitje reale dhe zhvillim të interoperabilitetit ndërmjet vendeve-anëtare.

Ministrja tha se prioritet mbetet rritja stabile e buxhetit të mbrojtjes, realizimi i procesit të filluar të modernizimit, si dhe mbajtja e procesit intensiv të trajnimeve dhe stërvitjeve dhe plotësoi se Ministria ka bërë hapa të mëdhenj përpara në lidhje me ndërtimin e integritetit dhe transparencës, duke përmendur se mbrojtja është institucion më transparent në shtet dy vite me rradhë, ndërsa këtë vit edhe me 100 për qind plotësim të kritereve.

Nënsekretari i mbrojtjes Kal, shprehu mbështetje për proceset reformuese dhe procesin e modernizimit të Armatës dhe porositi se SHBA-ja vazhdon të jetë aleati ynë i sinqertë dhe besnik por edhe partner në zhvillimin e mbrojtjes.