Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është duke qëndruar në Tiranë. Bashkë me të po qëndrojnë familjarët e saj dhe i dashuri.

Pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, Dua Lipa dhe ekipi që po e shoqëron janë takuar edhe me Erion Veliaj, kryebashkiakun e Tiranës.

Veliaj i ka bërë disa dhurata për mysafirët e tij. Dhuratë i ka bërë edhe të dashurit të saj, Anwar Hadid.

Ai i ka dhuruar Hadid fanellën e “KF Tirana”.