Kryesia Qendrore e Aleancës për Shqiptarët, sonte (25.07.2021) mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u diskutua për përgatitjet për zgjedhjet lokale. Në këtë mbledhje u sollën edhe dy vendime:

1. Shtabi Qendror i partisë u plotësua me anëtarë të ri nga katër zonat zgjedhore:

Për Zonën 1

Zulfi Adili

Për Zonën 2

Elmi Aziri

Për Zonën 5

Syrija Rashidi

Për Zonën 6

Halil Snopçe dhe Ilire Dauti

2. Kryesia Qendrore autorizon Kryetarin e partisë që të organizojë kuvendet zgjedhore të degëve, për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar të mundshëm të komunave.