Një lajm i madh i futbollit vjen nga Tetova ,më saktë për një talent të ri që tashmë ka nënshkruar me një klub të një niveli të lartë shkruan Tetovasot.

Bëhet fjalë për futbollistin shtatlartë Neshat Murati 19 vjeçar i lindur më 16.04.2002 ,ish lojtarë i Shkëndijës së Tetovës, i cili ka nënshkruar  sot  kontratë me ekipin FC Sliema Wanderers-Malta, klub i cili ka suksese të bujshme në historinë e saj.

Neshati ka përpara  një karrierë të madhe marrë parasysh jo vetëm talentin por edhe moshën e re që i jep atij mundësi të arta të luajë në nivele të larta në sportin më të popullarizuar,futbollin.

Roli i tij është qendërmbrojtës.Ai poashtu luan edhe  për të rinjtë e Kombëtares së Shqipërisë ku kaloi gjeneratat U17 ,U18 dhe U19. Neshat Murati kaloi plot 6 vite në klubin e futbollit të Shkëndijës duke qenë edhe pjesë e  ekipit të parë.

Nënshkrimi i sotëm me klubin  Sliema Wanderers i jep një mundësi të jashtëzakonshme  të shpërfaq në tjetër nivel ,kualitetet e mëdha që ka si futbollist ndërsa në ditët  në vijim pritet të jetë nën urdhërat e trajnerit Italian Andrea Pisanu.

Tetovasot i uron suksese të mëdha dhe një karrierë të madhe në arenat e mëdha të futbollit elitarë evropian në të ardhmen.