Grupi “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” sonte ka zhvilluar një aksion në qytetin e Vushtrrisë.

Ata kanë vendosur disa mbishkrime nëpër mure të qytetit. Një nga ta ka të bëjë edhe me vushtrriasin i cili pin 70 çaja në ditë.

“Sonte aktivistet nga qyteti i Vushtrrisë̈ bashkë me Kolektivin për Mendim dhe Veprim Feminist mbushën muret e qytetit me mbishkrime feministe të cilat shpërfaqin dhunën sistemike ndaj vajzave dhe grave”, thuhet në postimin e këtij grupi në Facebook.

 

“Duke e njohur shumësinë e formave të shtypjes së grave në kushtet e patriarkalitetit, aktivistet dhanë mesazhe revolte dhe solidariteti në luftën kundër çdo shtypjeje”, thuhet në fund të njfotimit.

 

Shpërndaje në: