Një rast mashtrimi ka ndodhur në Sveti Nikollë, ku një 67-vjeçarit edhe pse i thanë se do t’ia shesin drunjtë për një shumë të caktuar, sërish, paratë ia morën, ndërkaq drunjtë nuk ia sollën.

Kryerësi i veprës është i panjohur për të dëmtuarin.

“Më 29.07.2021 në ora 12.00 në Stacionin Policor në Sveti Nikollë, 67-vjeçari banor i Sveti Nikollës ka denoncuar se është mashtruar nga një person, i cili i ka ofruar drurë zjarri për një shumë të caktuar parash, pasi ia ka dhënë paratë, ka ikur pa i sjellë drunjtë. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.