Kryetari i PD-së Lulzim Basha gjatë konferencës së sotme ka folur vetëm për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Një nga gazetarët e ja pyetur në lidhje me dorëheqjen e kryetarit, sekretarit dhe 13 anëtarëve të degës së PD-së në Korçë. Në lidhje me këtë, Basha nuk ka komentuar. Ai ka thënë se ky është diversion nga ana e gazetarëve, duke dashur të heqin vëmendjen nga raporti i OSBE.

“Kësaj radhe diversioni nuk do të funksionojë, pasi nuk kam ndërmend që t’iu jap atyre që duan ta heqin vëmendjen nga kjo ditë e rëndësishme, nga raporti i OSBE dhe konstatimi i asaj që kemi thënë që është dhe duhet të jetë shqetësimi i çdo kujt” tha Basha./albeu,com