Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

Nga atje thonë se janë aplikuar gjithsej 847.336 doza të vaksinave, ndërsa 351.369 qytetarë janë rivaksinuar.

“️Dje janë vaksinuar gjithsej 18.149 qytetarë. ️Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 5.650 qytetarë.

63% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 60% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

55% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 45% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, thonë nga MSH.

Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, ndërsa vaksinimi mund të bëhet pa caktuar termin.