Një djalë i ri në qendër të New York-ut i propozoi një vajze përpara kalimtarëve të shumtë.

Por, siç edhe mund të shihet në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, fatkeqësisht, vajza e refuzoi atë, përcjell Telegrafi.

Kjo video që po qarkullon në rrjetet sociale tashmë disa ditë ndoshta tregon se ndonjëherë është më mirë të bësh një fejesë në privatësi.

 

Videoja tregon një të ri të pashëm duke u gjunjëzuar para të dashurës së tij tërheqëse në mes të rrugës, i rrethuar nga një turmë njerëzish, por në vend të entuziazmit dhe një përgjigje pohuese, ai mori një dush të ftohtë!

Gjegjësisht, vajza u kthye dhe u largua disa sekonda pasi ai i propozoi, dhe ai madje u përpoq të ndalonte, por pa sukses.