Mes shumë problemeve dhe ndërprerje të xhirimeve të filmit të tij të fundit, Mission Impossible 7, Tom Cruise ka gjetur pak kohë për të pushuar në këto ditë të nxehta korriku, por pa u larguar nga Anglia.

Aktori amerikan është pikasur në brigjet e Kornuollit, ku duket se ka gjetur vendin ideal për të pushuar, nga njëra skenë në tjetrën, në bordin e një jahti mahnitës.

Mjeti luksoz lundrues quhet “Triple Seven”, dhe ka një vlerë prej 40 milionë eurosh. Jahti është 68 metra i gjatë dhe ka një ekuipazh prej 17 anëtarësh, ndërsa mund të presë deri në 12 vizitorë.

Duke mos i munguar asgjë nga “asetet” e një “shtëpie lundruese”, jahti ka një rrëshqitëse, një xhakuzi, disa hapësira për të ngrënë, një palestër dhe një pedanë për të marrë reze.

Nga brenda është dekoruar me shije, ndërsa në “garazh” ka edhe motorë uji, kajakë dhe mjete të tjera argëtimi në ujë.

Jahti është nxjerrë kohët e fundit në shitje me çmimin 40 milionë euro, por jepet edhe me qira, për rreth 540 mijë euro në javë.