Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, bashkë me Drejtorin e Ekonomisë së Ujërave, Isni Jakupi, para bashkësive lokale Shishovë dhe Gërçec kanë prezantuar projektin për rekonstruimin dhe modernizimin e sistemit për ujitje (kanali ekzistues), i cili fillon në vendbanimin Matkë, vazhdon në Shishovë deri në Gërçec.
Kjo iniciativë u prit shumë mirë nga bashkësitë lokale dhe ky projekt pritet që të zhvillojë bujqësinë në nivel tjeter për këto vendbanime.