Bermuda, një vend me 64 mijë banorë, bëhet shteti më i vogël në botë që fiton një medalje të artë në historinë e Lojërave Olimpike.

Ajo që arriti të shkruajë historinë është 34-vjeçarja britanike Flora Duffy, por që garon Bermuda, vendin mes Amerikës dhe Amerikës së Jugut.

LEXO EDHE:
Lukaku: I lumtur që jam këtu, do bëjmë gjëra të mëdha për Interin
Ajo mori medaljen e artë në garën e triathlon (not, vrap, çiklizëm).

Në vitin 1976, në Olimpiadën e Montreal, ky shtet pati fituar një medalje të bronztë në boks me Clarence Hill, por kurrë një medalje të artë.

Këtë herë është Duffy ajo që çon Bermudën në majën e podiumit.

Flora Duffy dha kohën e përgjithshme 55 mijta e 36 sekonda, duke zënë vendin e parë në triathlon.

E dyta u klasifikua Georgia Taylor-Broën e Anglisë dhe e treta amerikania Katie Zaferes.