Futja e mësimit të matematikës tek nxënësit e klasave të para përmes tregimeve, rrëfimeve , përrallave dhe lojërave që burojnë nga jeta e përditshme e fëmijëve paraqet mënyrën më të natyrshme dhe më të bukur, gjithashtu dhe mënyrën më efektive për ti arritur standardet e përcaktuara për vlerësim në plan programin e ri të matematikës, thotë Dr. Sllagjana Jakimoviq e cila së bashku me Irena Bogdanovska, i përgatitën materialet e reja për mësimin e matematikës për klasën e parë.
Jakimoviqi thotë se pasqyrimi i librit të ri shkollor përfshin ilustrimet e pasura dhe tregimet vizuale inkurajuese të secilës prej detyrave që njëkohësishtë ngërthejnë një spektër të gjerë të kërkesave kognjitive të detyrave matematikore.
Mësimdhënsit do të prezantojnë matematikanët më të rinj me ata përmes punës me materiale konkrete, përmes lojërave, dramatizimit dhe ishte veçanërisht e rëndësishme për ne që të sigurojmë këtë spektër të gjerë, gamë të gjerë të përmbajtjes dhe nivelet kognitive të detyrave në mënyrë që mësimdhënsit t’i përdorin ato për t’i përshtatur dhe për të zhvilluar vizionin e tyre për mësimin e matematikës “, shpjegon Jakimoviqi.
Sipas autorës, gjatë përgatitjes së librit shkollor të matematikës është e rëndësishme veçanërisht ,të futet përmbajtje që do të inkurajojnë dhe të thellojnë interesin dhe dashurinë e nxënësve për të mësuar matematikën dhe ndërtimin e imazhit pozitiv për veten, për atë që do të thotë të jesh matematikan dhe të ndjehen rehat në rolin e matematikanëve kërkimorë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës