Policia mbrëmë rreth orës 23:30 minuta në “Debar Maallo”, në Shkup kanë privuar nga liria 6 persona: G.P. 34 vjeç, N.S. 35 vjeç, që të dy nga Shkupi, sepse gjatë bastisjes të kryer ndaj tyre janë gjete dhe konfiskuar dy qese me kokainë, të përgatitur për shitje.

Nga policia gjithashtu njoftojnë se në rrugën “Boemska”, është privuar nga liria S.G. 25 vjeçar nga Shkupi, i cili në momentin e arrestimit ka qenë duke drejtuar në gjendje të dehur një makinë të tipit “Audi” me targa të Shkupit. Gjatë kontrollit i gjendet dhe konfiskohet kokainë. Ndërkohë në një aksion tjetër në të njëjtën rrugë janë privuar nga liria 24 vjeçari, A.A. një 23 vjeçar O.A. dhe 20 vjeçari B.I., gjatë bastisjes tek personat e lartpërmendur janë gjetur dhe konfiskuar një mjet i prehtë dhe një shkop bejsbolli. Merren masa për zbardhjen e rastit, pas çka priten padi adekuate.