Një pakistanez 19-vjeçar është bërë personi më i ri që ngjitet në majën e dytë më të lartë në botë, K2, tha të martën Klubi i Alpinistëve të Pakistanit.

Djaloshi Shehroze Kashif e arriti majën e lartë 8.611 metra në orën 8 e 10 minuta të mëngjesit të së martës sipas kohës lokale, shkruan Reuters.

Kashif, i cili me alpinizëm ka filluar të merret para disa vjetësh, në moshën 17-vjeçare ishte ngjitur në majën e dymbëdhjetë më të lartë në botë, Broad Peak.

Në maj, ai u bë pakistanezi më i ri që është ngjitur në majën më të lartë, Everest, ndërsa tani e mban rekordin si personi më i ri që është ngjitur në dy majat më të larta në botë.