Marko Pjaca është rikthyer te Juventusi pas huazimit te Genoa, por ai do të huazohet sërish.

Mesfushori do t’i bashkohet Torinos, rivalëve të qytetit, raporton TuttoMercatoWeb.

Pjaca u shit nga Dinamo te Juventus në verën e vitit 2016 për një shumë rekorde prej 23 milionë eurosh.

Ai u dëmtua rëndë dhe kaloi disa sezone të fundit në huazim te Schalke, Fiorentina, Anderlecht dhe Genoa.

TuttoMercato shkruan gjithashtu se Torino mposhti Veronën në finish.