Adrola Dushi ka dhënë një intervistë ku foli gjerë e gjatë për jetën e saj private.

Prej shumë kohësh, modelja i ka dhënë fund martesës së saj me ish bashkëshortin, Adis Patushi.

Ajo është nënë e një djali, dhe ndarjen me babain e tij ia ka shpjeguar në mënyrën më të thjeshtë të mundshme.

“Përgjigja ime është kjo që kur unë e kam marrë atë vendim ti ke qenë shumë i vogël.

Vendimi nuk është marrë pa u menduar mirë. Tani jemi të dyja palët shumë të lumtur me jetët tona. Edhe Troi është shumë i lumtur. Ai e ka kuptuar këtë gjë”, ishte përgjigjja e Adrolës.