Të paktën 80 persona kanë vdekur si dhe qindra të tjerë janë zhdukur si pasojë e vërshimeve si dhe shembjes së dheut që janë shkaktuar nga e reshjet e mëdha të shiut, në një fshat në Afganistan që është i kontrolluar nga talibanët, të mërkurën natën, kanë thënë autoritetet afgane.

Fshati në provincën Nuristan ka të shkatërruara rreth 200 shtëpi si dhe shumë banorë ishin në gjumë kur ka ndodhur kjo fatkeqësi.

Të enjten në mbrëmje, fshatarët kanë gjetur 80 trupa të pajetë, kërkimet janë duke vazhduar akoma, shkruan New York Times.