Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 236 gjoba prej të cilave, 83 për tejkalim të shpejtësisë, 24 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 15 për ngasje të makinës nën ndikim të alkoolit, 9 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve, 6 për vetura të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.

Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar edhe 9 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për kalim në të kuqe në semaforë, 5 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 49 për parkim të parregullt.