Një djal i ri ka rënë nga lartêsia e një pallati në Durrës.

Sipas policisê, ngjarja ka ndodhur në orën 22:40, në lagjen nr.1, Durrës.

Në një pallat dyshohet se ka rënë nga lartësia shtetasi Xh. R., 21 vjeç, banues në qytetin bregdetar!

I riu aktualisht, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.