Nga udhëtarët të cilët para disa ditësh u kthyen me autobus në shtet pas pushimeve në Greqi, deri tani 20 janë në izolim prej të cilëve katër janë pozitivë, ndërsa të tjerët janë kontakte. Izolimi është bërë sipas protokollit në varësi të kontakteve të cilat i kanë. Ata janë të rinj të cilët ishin në pushime në Greqi. Këtë sot e deklaroi mjekja Marija Goçevska nga Qendra për Shëndet Publik-Shkup.

Ajo potencoi se përveç shoferit dhe dy udhërrëfyesve asnjëri nga udhëtarët të cilët janë në izolim nuk ishin të vaksinuar.

Goçevska potencoi se duhet të respektohen masat në hapësirë të mbyllur në kuptimin e mbajtjes së maskës, të shmangen grupimet, kontaktet pa mbajtje të pajisjes personale mbrojtëse dhe të rritet përfshirja me vaksinimin, sepse kjo është mënyra e vetme për mbrojtje nga infektimi.

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH), Irinka Sotirova Buhova për MIA-n paraprakisht deklaroi se nëse vlerësohet që edhe udhëtarët tjerë të cilët ishin në autobus janë me rrezik të mesëm apo të lartë edhe ata do të marrin vendim për izolim.