Sergio Ramos është larguar zyrtarisht nga Real Madrid.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi spanjoll përmes një komunikate të lëshuar në rrjetet sociale.

“Real Madrid njofton se nesër, do të ketë një moment lamtumire me Serio Ramosin, në prani të presidentit, Florentino Perez”, shkruhet në njoftimin e Real Madrid

Ramos është pjesë e klubit madrilen që nga viti 2005. Ai u transferua në ‘Santiago’ nga klubi i Sevillas.

Ramos gjatë karrierës së tij te Real Madrid bëri afro 500 paraqitje dhe shënoi 72 gola.

E ardhmja e tij mund të jetë Franca, pasi skuadra e Paris Saint-Germain ka shprehur interesim për të.