Eric Garcia është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Barcelonës.

 

Mbrojtësi spanjoll i cili ishte pjesë e Manchester Cityt nga viti 2017, tani ka është rikthyer në klubin ku nisi karrierën.

Përmes rrjeteve sociale, Barcelona ka njoftuar publikun për rikthimin e Garcias.

“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, ka shkruar Barcelona në rrjetet sociale.

Garcia te City luajti afër 20 ndeshje. Për shkak të paraqitjeve të mira, 20-vjeçari fitoi vend në Kombëtaren e Spanjës në vitin 2020.