Barcelona ka ushtruar të drejtën për të marrë në skuadër Emerson Royal.

 

Katalonasit kanë njoftuar se e kanë informuar Real Berisin se do të ushtrojnë të drejtën për të rikthyer 22 vjeçarin.

Lindur në São Paulo, Brazil në 14 Janar 1999, Emerson Aparecido Leite de Souza Junior, i njohur më mirë si Emerson Royal, është një mbrojtës i djathtë sulmues i cili do të përfshihet në Copa América me ekipin kombëtar brazilian.

Mbrojtësi ka shënuar pesë gola dhe ka krijuar 10 asistime me Betis, klubin në të cilin ai ka luajtur që kur arriti një marrëveshje trepalëshe përfshirë Atletico Mineiro në janar 2019.