Zv. drejtorit të Agjencisë për rini dhe sport, Avni Rustemi realizoi takim miqësor me kryetarin e Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari.

“Nga afër vëzhguam procesin e ndërtimit të pishinës në qytetin e Kërçovës, si një investim kapital për gjeneratat e reja dhe për përmirësimin e standardeve për sport dhe rekreacion.Bashkë me neve ishin edhe përfaqësues të kompanisë ndërtuese “BAUER”, ku na njoftuan se pengesat e shfaqura përgjatë fazës fillestare të ndërtimit u tejkaluan, ku për momentin pishina gjendet në fazën e konstruktit të jashtëm. Gjithashtu nga kompania në fjalë na njoftuan se ndërtimi i pishinës po realizohet me intensitet të përshpejtuar.”, ka njoftuar Rustemi.