Kryeministri, Zoran Zaev,nuk specifikoi nëse ka bisedime konkrete për koalicionime për zgjedhjet lokale edhe pse nuk e përjashtoi një mundësi të tillë, pa precizuar nëse bëhet fjalë për raundin e parë apo të dytë.

“Zgjedhjet lokale janë të ndryshme nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, por ne kemi pasur koalicione në këto zgjedhje dhe pse, të mos kemi në zgjedhjet lokale. Për zgjedhjet presidenciale në 2019, ne kemi formuar koalicionin më të madh. Bëmë të njëjtën gjë në zgjedhjet parlamentare. Besoj se mundemi, sepse forca qëndron te bashkimi Ne do të formojmë koalicione, pyetja është nëse ato do të jenë dhe sa të gjëra në raundin e parë dhe sa në raundin e dytë.”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.

Sipas Zaevit, koalicionet do të varen nëse partitë më të vogla pranojnë kandidatët e LSDM-së ose anasjelltas në disa komuna, por kjo mbetet të shihet.