Zëvendësministri i Arsimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut Arafat Shabani ka vizituar shkollat e mesme gjatë mbarëvajtjes së maturës shtetërore informon Tetovasot.

Me fillim nga ora 10:00 nxënësit i janë nënshtruar provimit në gjuhën amtare, që është e obligueshme për të gjithë 15 294 kandidatët që janë paraqitur për Maturë Shtetërore.

Sipas të dhënave nga Qendra Shtetërore për Provime, nga numri i përgjithshëm i të paraqiturve, 7050 nxënës janë nga arsimi i mesëm, 7983 nga arsimi i mesëm profesional dhe 261 nga arsimi i mesëm artistik.

https://www.facebook.com/watch/?v=326527712321385