Kryeministri Zoran Zaev ka hedhur poshtë zërat për kandidat të përbashkët shqiptar mes LSDM-së dhe BDI-së për kryetar të Qytetit të Shkupit, transmeton Alsat. Zaev tha se paralajmërimet e BDI-së kanë të bëjmë me modernizim të këtij subjekti politik.

“Nuk bëhet fjalë për këtë. Bëhet fjalë për modernizim të partnerit tonë të koalicionit dhe logjikisht është që t’i lë ata të flasin për detajet. Është në frymën e asaj që po punojmë si Qeveri. Do t’i shihni detajet…Aspak nuk është folur për një punë të tillë, as për kandidat të përbashkët as për kompensim ose diçka të ngjashme”, pohoi mes tjerash Zaev.