Sonte kemi një vizitë të rëndësishme historike të punës në Paris, me ftesë të Presidentit Macron – ka shkruar në FB, Kryeministri Zoran Zaev.

“I inspiruar nga një deklaratë e tij para studentëve të Sorbonës ku përcolli mesazhin se në Evropë shtrihet identiteti ynë dhe se Evropa na jep të ardhmen, besoj fuqishëm se Franca mund të jetë “motori” i zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor” – ka shkruar Kryeministri Zaev në FB.

Për ne është shumë e rëndësishme që Franca mbështet procesin e integrimit të RMV-së në BE, me standard të qarta dhe pa humbur kohë – thuhet në postimin e Kryeministrit Zaev.