Unë jam i gatshëm të shkojë në Sofje dhe të lutem, të lutem për zgjidhje në baza pragmatike”, theksoi kryeministri Zoran Zaev.

Jo vetëm në Bullgari, por kryeministri Zaev në periudhën në vijim paralajmëroi udhëtime strategjike.

“Udhëtime strategjike në këtë periudhë. Paralajmërova Stamboll, Tiranë, Paris, Vjenë dhe disa qytete të tjera. Pse? Për shkak se përsëri jemi të vendosur para sfidës së integrimeve në BE”, tha Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Përmendi edhe Samitin e Antalias më 17 qershor, por si mundësi për takime me përfaqësues bullgar e përmendi edhe Samitin e NATO-së në Bruksel më 14 qershor.

“Besoj se edhe në mënyrë bilaterale do të shihemi për shkak se ministrat tanë për punë të jashtme me ekipet e tyre bashkëpunojnë, po vazhdojnë me përpilimin e planit për bashkëpunim. Bëhet fjalë për plan sektorësh nga gjithë sferat, besoj se do ta konfirmojmë deri në fund. Unë gjithashtu besoj se mund të mbahen edhe Konferencat ndërqeveritare në periudhën në vijim, ndërsa në ndërkohë të miratohen të gjithë gjërat e nevojshme”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.

Shtoi se intensifikim të takimeve dhe përafrim deri te zgjidhja mund të ndihmojë për, siç tha, “Po të zëshme” që pritet më 22 qershor.

“Mejdani është para nesh, periudhë e rëndësishme, besoj se mund t’i shfrytëzojmë deri në maksimum të gjithë takimet që të arrijmë sukses”, shtoi Zaev.

Maqedonia dhe Bullgaria i përafrojnë pozitat në bazë të propozimit portugez për zgjidhjen e kontekstit i cili para pak kohe u prezantua edhe nga dy palët. Opozitarja VMRO-DPMNE akuzon se propozimi është i dëmshëm dhe se planifikohet që Deklarata bullgare të bëhet pjesë e kornizës negocuese dhe kërkon që Zaev të tregojë nëse edhe kjo Deklaratë është në tavolinë, me të cilën mohohet identiteti, historia dhe gjuha maqedonase.

“VMRO-DPMNE seriozisht është e brengosur për shtetin. Të gjithë i dimë pozitat bullgare. Por askush nuk i di pozitat e Zoran Zaevit, ai publikisht i ndryshon qëndrimet e veta dhe nënçmon Maqedoninë. Zaev publikisht deklaronte se populli maqedonas dhe bullgar janë të njëjtë si dhe gjuhët”, potencoi Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.

Sipas deklaratave të deritanishme, në propozimin portugez për kontestin me Bullgarinë janë përfshirë pritshmëritë e të dyja palëve. MPJ, Bujar Osmani në Klik Plus në TV21 tha se propozimi parasheh garanci se Marrëveshja për fqinjësi të mirë do të zbatohet.