“Ne nuk kemi nevojë për Bashkimin Evropian nëse dikush dëshiron të negociojë për gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas. Sepse do të jemi pa identitet. Nuk ka kush të hyjë në BE, sepse shumica e njerëzve në vend janë maqedonas. As kjo dhe as ndonjë qeveri tjetër nuk ka të drejtë të diskutojë për gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas”, tha kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Rashela Mizrahi nga VMRO-DPMNE, pse nuk ka fillim të negociatave me BE-në, kur ai konfirmoi që Marrëveshja e Prespës na garanton anëtarësimin dhe i kërkoi Kryeministrit të lexonte propozimin me të cilin ai u nis për në Sofje.

“Të njëjtët ju që thoni se Zaevi shkoi në Sofje për të bërë një tradhti të re, prapë ju thoni pse nuk e realizuat anëtarësimin në BE. Cilat janë pikëpamjet tuaja në të vërtetë? Të mbrojmë identitetin maqedonas ose të bëjmë një marrëveshje me Bullgarinë me çdo kusht në mënyrë që të mund të bëhemi anëtare e BE-së”, pyeti Zaev, i cili e quajti opozitën kuazi-patriotë.

Ai shpjegoi se me Bullgarinë po diskutohet për një udhërrëfyes, që është propozimi portugez për zgjidhjen e problemit. Zaev sqaroi se udhërrëfyesi rendit të gjitha fushat për bashkëpunim, siç janë ndërtimi i infrastrukturës, hapja e pikave kufitare, bashkëpunimi më i mirë ndërmjet institucioneve.

“Pjesa e dytë, që fokusohemi në udhërrëfyes, është intensiteti i takimeve të komisionit historik dhe arsimor, pa specifikuar se çfarë do të diskutojë Komisioni sepse aty ka ekspertë. Në pjesën ku përmendet gjuha maqedonase, thuhet se këto janë dy gjuhë të ngjashme, por të ndryshme dhe të njohura ndërkombëtarisht”, nënvizoi Zaev.

Ai tha se negociatat me BE-në nuk kanë filluar, për shkak të situatës së brendshme në Bullgari, e cila nuk ka qeveri politike dhe as parlament të konstituuar. Zaev beson se në periudhën vijuese, do të vazhdojnë bisedimet me Bullgarinë.

Mizrahi tha se ajo nuk ishte e kënaqur me përgjigjet e Zaevit dhe se nëse Bullgaria kishte apo jo parlament nuk ishte puna jonë, por e tyre. Ajo tha se Bullgaria ka një Deklaratë në të cilën vizatohen vijat e kuqe Bullgare.

“Le të vizatojmë vijat tona të kuqe, le të kemi edhe ne një Deklaratë,” tha Mizrahi.

Mizrahi kritikoi që pas 30 vjet pavarësi për shkak të Zaevit dhe politikave të qeverisë, qytetarët duhet të pëshpëritin në vendin e tyre se ata janë maqedonas.

“Ju keni përgjakur edhe vendin edhe njerëzit në kompromise për takime për data në stilin “jo këtë të mërkurë por të premten e ardhshme” dhe ja ku jeni sot, në dhomën ligjvënëse dhe unë nuk kam fjalë dhe nuk e di pse jeni këtu? BE-ja na qenka e keqe. Atëherë, ku nuk çonit nëpër kompromise të përgjakshme për katër vjet? Drejt BE-së të keqe? Më lejoni t’ju kujtoj se ju na sollët në agoninë e depersonalizimit të shtetit me këtë premtim. Mjaft më me fyerjen e popullit. Mjaft më fyerjen e Maqedonisë”, thotë Mizrahi.

Ajo kritikoi se për Zaevin gjithmonë dikush tjetër është fajtor, deri pardje ishte VMRO-ja, dhe nga dje VMRO-ja dhe BE-ja, kështu që ai e ktheu vendin në një krijim verior, duke fyer dhe poshtëruar popullin për të përhapur skepticizmin e BE-së sot. Mizrahi theksoi disa herë se duke nënshkruar Marrëveshjen e Prespës, Zaev premtoi anëtarësimin në BE.