Ejup Berisha

Z. Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ky premtimi juaj i dhënë gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2016 dhe i përsëritur edhe gjatë disa cikleve tjera zgjedhore të mbajtura këtu te ne se do të sigroni shoqëri të barabartë për të gjithë qytetarët e këtij vendi si duket akoma është vetëmse premtim pa realizim të plotë këtu në shtetin tonë. Ka kohë që e keni premtuar dhe asesi të vijë mundësia që të gjithë qytetarët ta shijojnë të njëjtën shoqëri pra të barabartë për të gjithë. Z. Kryeministër i vendit premtimi juaj për të siguruar një shoqëri të tillë të barabartë për të gjithë te ne si duket u shëndrrua në tentim për të siguruar shoqëri vetëmse për disa njerëz apo për grupacione të caktuara njerëzish të tubuar rreth jush dhe Partisë të cilën e udhëheqni ju momentalisht LSDM. Pra si duket të lodhur nga keqtrajtimet dhe anashkalimet që ua bënte juve si subjekt kundërshtar politik ish pushteti i VMRO-DPMNE-së i udhëhequr nga ish Kryeministri Nikolla Gruevski ju akoma nuk jeni ngopur me pushtet apo më konkretisht me të mirat dhe përfitimet që i ofron ai prandaj keni harruar se të njëjtat të mira dhe përfitime akoma nuk i janë ofruar çdo qytetari që jeton këtu në RMV. Kryeministër i nderuar bashkpunëtorët e juaj si duket juve por edhe ne na kanë sjellur në lajthitje dhe në mashtrim lidhur me thënien se është siguruar shoqëri e barabartë për të gjithë prandaj ju lutem dilni në terren e bëni vëzhgim dhe inspektim të realitetit dhe gjendjes objektive dhe do të bindeni se në jetën reale këtu në RMV akoma nuk është siguruar shoqëri e barabartë për të gjithë qytetarët e këtij shteti. Dhe atë po u themë duke filluar prej meje unë pra lirisht mund të themë se për mua askush nuk ka siguruar Shoqëri të barabartë. Jo Kryeministër për mua kjo shoqëri nuk është e barabartë. dhe atë jo vetëmse për mua por edhe për shumë familjarë e dashamirë të tjerë por edhe për miqët e mi shumë të nderuar dhe të sincertë që i njoh. Prandaj Z. Kryeministër Z.Z dilni në teren dhe mund të flasim lirisht për këtë gjëra që i përmanda më lartë. Ne na mungojnë gjërat elementare në këtë shtet dhe atë që të jemi pjesë e shoqërisë të qytetarëve të barabartë. Këtë gjë apo faktin që nuk është siguruar shoqëri e barabartë për të gjithë në shtetin tonë nuk e themë vetëm unë por një gjë të tillë e ka thënë disa herë në opinion edhe Presidenti i shtetit Z.Stevo Pendarovski i cili sipas bindjeve të mija për momentin është politikani më i mirë, më i matur dhe më i realtë në skenën politike të vendit tonë. Prandaj unë atij i besoj shumë apo u besoj fjalëve që i thotë apo qëndrimeve të cilat ai i prezenton në opinion. Pra nëse Presidenti i shtetit Z. Stevo Pendarovski thotë se Nuk është siguruar shoqëri e barabartë për të gjithë kjo është tregues shumë i vërtetë dhe real se këtu në RMV akoma nuk ka një shoqëri të tillë dhe se duhet bërë përpjekje dhe angazhim edhe më i madh dhe më i shtuar konkret që Shoqëria e barabartë për të gjithë të instalohet të sigurohet apo një gjë e tillë edhe të bëhet realitet. Dhe nëse me të vërtetë në jetën reale do të sigurohet shoqëri e barabartë për të gjithë atëher unë si shtetas i këtij shteti por edhe shtatas të tjerë vetë do tua konfirmojmë juve Z.Kryeministër Zoran Zaev se përfundimisht ju keni të drejtë sepse këtu në RMV kemi Shoqëri të barabartë për të gjithë. Z. Kryeministër ju jeni politikan dhe e di që për të qenë më të pranueshëm apo më legjitim dhe më i bindshëm në opinion ju duhet të thoni se i keni realizuar dhe po i realizoni premtimet që i keni dhënë dhe që ua jepni qytetarëve por ne i nderuar akoma jemi larg realizimit të plotë dhe më të gjërë të Premtimit se është siguruar dhe po sigurohet Shoqëri e barabartë për të gjithë qytetarët. Prandaj duhet akoma shumë punë për tu bërë. Jo që ju nuk keni bërë punë dhe nuk jeni angazhuar për shumë punë të cilat janë bërë dhe po bëhen por për ta arritur objektivin Shoqëri të barabartë për të gjithë këtu në RMV duhet akoma punë për tu bërë Z.Kryeministër Zoran Zaev. Dhe shihni nëse ju duhet ndihmë konkrete në këtë drejtim përkrahjen dhe ndihmën time do ta keni përher Z. Kryeministër i RMV-së. Sepse nga e thëna kemi siguruar dhe po sigurojmë shoqëri të barabartë për të gjithë dhe e kemi siguruar ka një det të tërë.