Taxhudin Hamidi – Tetovë 

 

Pas një leximi të raportit në lidhje me zdhejet presidenciale në amerikë, në të cilin  vlersohej vota e xhematit të komunitet musliamn  gjashtë milionshe ( …?!) në amerikë u  paraqit influence  që të shtojë disa rreshta në lidhje me fenomenin Xhematë. 

Një nocion jo aq i promovuar dhe i analizuar në qarqet dhe studimet e trurit mediatik dhe sociologjik. 

Atë si nocion mund ta gjejshë vetëm në Kushtetutën e BFI dhe rregulloren e Muftinive. 

Vetitë e xhematit janë,   se ai është fjalëmirë, largë të ligave dhe nevirkosjev. 

Nuk ushqen xhelozenië dhe urrejtjen. 

Por gjithnjë ngopet me dëgjueshmërinë e leximit të Kuranit Fisnik. 

I mençur dhe ndanë kohën në këta pjesë të mrekullueshme. 

-Vazhdimisht i drejtohet Zoti për nevojat   e tij; 

-e llogarit punën e tij mbrenda ligjit të sheriatit; 

-Në kontinuitet  përpirsonë  veten  në lidhje  me rekomandimet, sugjerimet dhe  vërrejtjet   e njerëzve dhe dashamirëve si dhe  

-Merret me gjërat  që afirmon dhe kënaq veten  dhe bukurinë estetike të jetës . 

Të qetë në retorikë por aktiv në veprime dhe iniciativa të sistemit të agregatit të Vakëfit. 

I gjith numri i xhamiave që ne sot kemi në Shqipëri, Kosovë,Maqedoni, Lugina e Preshevës …,Montenegro (Ulqin),Çamari, dhe Sanxhak janë nga dora e xhematit dhe konsiderohen prona e tyre.   

Formimi   i xhematit mbështetet në një fuqi  të mbrendshme përmbrenda popullit …ku gjenerojnë rezultate  shumë   të   rëndësishme nga historia e sociologjisë religjioze. 

Xhemati luan  rolin  e urës,  në kontekstin   e formimit  të bashkësisë  dinjitoze, productive dhe paqësore. 

Namazi  jonë me xhematë   është simbolë  i bashkimit  të  mendimeve dhe lëvizjeve. 

Namazi  me xhematë  ka kuptim vetëm  nëse  kryehet  si një  tërësi e përbashkët. 

Pa nocionin xhemat është i pamundur namazi me xhemat për të cilin ka rekomanduar Muhamedi Alejhiselam .  

  

Këta struktura  të xhematit në  sinkroni të vazhdueshme  prodhojnë  shprehi të  caktuara fetare me pretekst, mbarvajtjen e  dinjitetit njerzorë. 

Mbrenda xhematit  shfaqen  disa njerës të urtë që  kryejnë  vullnetarisht  detyra me karakter  human dhe me aktivitete gjithpërfshirëse. 

Xhemati  si një bashkësi popullore që ka  për synim realizimin  e kushteve  fetare  jo si individ por si bashkësi, jo si shtet por si strukture organizuese , jo si politikë por si një  histori- çdoherë i gatshëm dhe i zgjuar ndaj nevojave të qytetit . 

Xhemati paraqet hapin  e parë  në   historinë  e fesë, sepse janë  shafqur bashkë  me fenë  dhe nga feja paraqesin bashkësi. 

Xhemati janë treguar sakrifikues  në rreziqet e parë të rendit dhe themelimit të bashkësisë njerzore. 

Xhemati si edukata qytetare dhe shpirti i vendbanimeve, është kaluar  dhe transeferuar në periudha të reja  të  zhvillimit. 

Janë identitet  jonë. 

Janë suporti i kombit dhe vatanit. 

Janë struktura  patriarkale dhe  ruajtja e familjeve të vjetra me kapacitete biologjike  produktive . 

Në shumë evente paraqiten edhe si trupi importantë i kapitalit shoqërorë. 

Në aspektin ekonomik identifikohen si boshti i sistemit  bankar me kursimet  finansiare. 

Në zgjedhjen e parë te Presidentiti amerikan B.Klinton kur është pyetur për xhematin amerikan ai është përgjigjur: Është  komuniteti më i dobishëm amerikan , sepse nuk hazardon , nuk u nënshtrohet lojave të bixhozit, nuk dehet dhe nuk është i kyçur në rrjetin e narkomanisë. 

Prandaj është  profitabil dhe i dobishëm për infrastrukturën e sistemit ekonomik  amerikan.  

Trupë i komunitetit të xhematit si identifikacion i xhamisë eshtë vërrejtur dobia edhe nga  të huajit. 

Andaj , pse ne këtu të mos i referohemi mundësisë së kapaciteteve që ushtronë kjo maqineri në çdo vendbanim të trojeve shqipatre  dhe më gjerë.  

Objektet e xhematit janë godinat e organizimit tonë! 

Më kujtohen  vitet para kohës ’90-ta ku shfrytëzoheshin këta godina për të gjitha tubimet, aksionet, projektet por edhe themelimet e subjekteve partiake. 

Gjatë periudhave moniste kanë qenë shtylla e fortë e kombit  shqiptarë dhe mbrojtës i identitetit fetarë musliamn. 

Ky trup i xhematit nuk lejoi që ky popull të asimilohet dhe të konvertohet në politika destruktive. 

Ata janë politik nga veprimi por nuk kanë synim politik … por gjithnjë mbeten të shtryrë në fushën e sektorit civil aktiv dhe në propozime janë çdoherë semantic me parime plebishçitare. 

Xhemati nuk është shndëruar në  institucion, por  është  pjesë  e një  kuadri  institucioanl. 

Xhemati gjithashtu luan një rol shumë të rëndësishëm në   realitetin  shoqërorë. 

Kjo struktur e jashtme dhe fizike  apsorbon kapacitetin nga fryma e  islamit. 

Faktori  që ka  ndihmuar në  formimin   e qëndrueshëm  të xhematiti dhe  mundësia  e evoluimit  në statutin  e mexhlisit  është  direkt  praktika sinergjike  e Muhamedit  alejhiselam  që namazi me xhamatë të kalojë gradën e konsiderueshme  27 të numrit me motive sinergjike! 

Ai  fillimisht  tubohet si strukture dhe konstrukt i xhematit për të zbatuar obligimet  të urdhëruara nga Zoti dhe profeti islam  

Fenomeni xhamatë është  një  fakt  fetaroshoqërorë i organizuar me mned , shpirt  dhe mbi platformat fizike . 

Xhemati është pasqyra e  e ngjarjeve të përditshme  shoqërore, si një kolektivitet i heshtur  aktiv. 

Xhemati si simbol ilustrativ paraqet dimenzionin e dëgjueshmërisë ndaj Zotit  të shtruar nën hije të besimtarit të devotshëm dhe të urtë. 

Xhemati  qëndron  në   përputhje  me  parimet  fetare. 

Në këtë bashkësi të xhematit, çdo  kush  dëshiron  t’i ndajë  gjërat  me njëri-tjetrin  sespe  janë  të shoqëruara  me  një nijettë vëçantçantë: 

”Për hirë të Zotit dhe për të mirën e njerzimit”. 

Xhemati  zhvillohet dhe kuptohet  si shprehje  e ngjarjeve  shoqërore dhe ekonomike. 

Në mbrendin e tij zhvillohen  opcione  active të ruajtjes së Vakëfit: 

-Kujdesi dhe mirmbajtja e xhamisë, 

-Organizimi i sesioneve të xhamisë, 

-Strukturimi finansiar  administratës së xhamisë, 

-Hapja e dyerve nga namazi i Sabahut e deri në mbrëmje – Jacijë, 

-Përgatitja funerale në parcelën e varrezave si dhe 

-Themelonë, Këshillin e xhamisë të verifikuar nga BFI-së ku ajo graviton. 

 Gjithashtu kujdet për  akcionet humanitare si: 

          -kujdesi për banimin e të pastrehëve, 

          -sanimi i shumë rrethanave sociale mbrenda komunitetit, 

          -aksion   dhe iniciativa me konotacion bamirësie  etj. etj.   . 

Në biseda shumë të thjeshta lindin projekte dhe ide me projete markante që nuk ndërmer edhe vetë institucini komuanal (shtet) në realizimin e tyre me dekada. 

Për të u vërtetuar ftojmë studjuesit e ri të sociologjisë që si trajnim të marrin pjesë në këta tubime, në shoqëritë e xhematit dhe do të dokumentojnë elaboratin studios vizavi të modelit të funksionimit të xhematit. 

Etika që ka sjellë xhemati… 

Padyshim kurë prezenton  në reshtat e xhematit  fiton një ndjenjë  sikur nuk vërehet kriza, urrejtja, rrethant konfliktuaoze tejkalohen etj… 

Xhemati si fromë fizike   nuk është i varur nga  bashkësitë natyrore-gjeografike dhe gjithashtu nuk  janë të lidhura me segmente  komerciale dhe nuk përmbyten me elozhe të suetave. 

Gjithashtu për të kuptuar ketë trup të xhematit  duhet  ditur se ata  nuk janë kufizuar me një   shtresë  të caktuar shoqërore, por paraqet një,  multimiks të stratifikacionit ku u drejtohet të gjithëve  pa limit dhe kufizim. 

Xhemati si një kategori e popullsisë së besimtarëve nuk ndikohen nga faktorë  të jashtëm, sepse ata manifestohen me karakter as public as privat por të xhematit… 

Xhemati gabimet i konsiderojnë si rrezik për ardhmërinë e tyre, prandaj edhe evitojnë çdo parqitje të kësajë natyre. 

Të qenurit antarë  i xhematit paraqet një prerstigj social, sepse xhematë d.th. lidhje  e besimit  dhe  shtresëzimit shoqërorë me identifikacione të nevojave unike.  

Xheami si një organizim i mbrendshëm popullorë   nuk mbron një  qëndrim  mosnjohës  dhe pasiv ndaj botës, përkundrazi  afirmojnë   një  qëndrim  proaktiv. 

Pa dyshim,  në mënyrë konstante përshkruan  karakterin e një individi  apo bashkësie, karakterin e një kombi,mendësinë e një  bashkësie njerzore. 

Ata vazhdimisht sillen  që të mos u njihet kontributi i dhënë publikisht dhe nuk lejojnë   t’u njihen privilegjet dhe “dora” sinergjike e ndërtimit. 

Kanë një pikpamje proaktive ndaj botës.  

Ai shpreh bashkimin e tij me të  gjithë qenien  e brendshme dhe me komunikimin  e jashtësuar. 

 Gravitacioni i xhematit me gjithë qeniet e tij lidhet me të  gjitha sferat  e sektorit public dhe  ate  privat. 

Personaliteti i xhematit homogjen mbetet epiqendra e kulturës në përgjithësi. 

Në hemisferën e vokabularit të xhematit zbulohen shenja  lirie, barazie dhe fuqinë për të  u kundërshtuar kërkesave të pa drejta  morale  të  një kohe! 

Në bashkësinë popullore të xhematit njeriu takon  vetvetn, jo sipas ligjit ekzistencial por edhe siaps aktit esencial të krijimit shpirtërorë të para lindjes (kaluu belaa). 

Njerëzit mbrenda xhematit gjithnjë ndajnë me njëri tjetrin: 

–  hajrin dhe bashkëpunimin, 

–  afirmojnë të mirën, 

          –  përmirsojnë  mangësitë, 

          –  mbushin të çarat  sociale dhe        

          –  nga plasaritjet  nuk  krijojnë  rrënoja  dhe gërmadha. 

Mbetemi me xhematitn  e shquar musliman  për të  shmangur  ekuivoket dhe mangësitë   e vetëdijes  së ulët e cila  paraqet vazhdimish mirësinë mbi tokën e Zotit! 

Të evitojmë vuajtjet mbredna shoqërisë përmes modelit të mrekullueshëm të xhematit. 

Ndihma e popullit mbetet në duartë e xhematit dhe në shpenzimin e gjatësisë së jetës së tyre!!! 

Ku ta gjejnë xhematin nëse dikujtë i bën përshtipje ky komunitet. 

Pa dyshim se selia e tyre është Xhamia.