Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk do të ndalë asnjëherë dialogun.

“Nuk do ndalim asnjëherë dialogun, padyshim se ka detyra që duhet të përmbushën nga pala prej Prishtinës. Kjo është pranuar nga dy përfaqësuesit e BE-së. Kishim negociata serioze dhe ne kemi nënshkruar dokumente të cilat duhet të njihen, të implementohen dhe të përmbushën në mënyrën që duhet”.

I pari i Serbisë tha se nuk ka fjetur gjithë natën duke menduar për atë se çfarë do të bëjë sot në takim.

“Isha gati për takim dhe ata dolën me tema krejt të reja”, tha Vuçiq.