VMRO DPMNE vazhdon me akuzat drejtuar kreyministrit Zoran Zaev duke e etiketuar si fajtor për pezullimet eurointegruese të vendit. Sipas partisë së Mickovskit Zaev jo vetëms e la Maqedoninë larg Unionit, por që e turpëroi kombtarisht në relacion me fqiun lindor. Opozita maqedonase druan se kryeministri nuk ka zbuluar zgjidhjet e fshehta që i ka ofruar Sofjes zyrtare.

“Zoran Zaev ende po fsheh ‘zgjidhjet kreative’që I’a kanë ofruar Sofjes, ndërkohë po I fsheh nga populli maqedonas. Filimisht gënjyen se zgjidhje të tilla nuk ekzistojnë që më pas të mbahen të fshehta. Tre vite gënjeshtra. sot me Zaevin në pushtet, marrja e datës për bisedime me BE-në është e paaritshme si asnjëherë më parë. Për fat të keq Maqedonia mbetet e turpëruar si dhe poshtruar. Qytetarët janë gati që t’ia tregojnë rrugën. Koha është për ndryshime.”, tha Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE.

LSDM: VMRO të reformohet, e jo të ofroj koncepte

Nga LSDM me kundër akuza se politikat e reja të VMRO – DPMNE –së janë të rreme. Socialdemokratët konsiderojnë se për të ofruar ndryshime VMRO duhet të reformohet.

“Që të ofrojnë të ashtuquajturin koncept për të gjithë, Mickovski do të duhet të ik nga pallati I bardhë, selia më luksoze dhe më e shtrenjtë në Europë. Ai do të duhet të ndalojë duke mborjtur persona të akuzuar për terrorizëm dhe me sinqeritet e vepra të nis ti respektojë edhe bashkësitë e tjera etnike dhe të kalojë në anën e qytetarëve e jo të krimit.”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

VMRO e pareformuar, sipas socialdemokratëve mund të pres vetëm humbje në zgjedhjet lokale. Partija e Zaevit konsideron se Mickovski do të duhet të thotë publikisht se a është për BE dhe NATO apo përpunon agjenda antiperëndimore.