Një garë spektakolare ajo në Azerbajaxhan. Pesë xhiro nga fundi, kur gjithcka po shkonte më së miri për Max Verstappen në krye të garës, piloti holandez i Red Bull nuk kontrollon dot makinën dhe përplaset me muret mbrojtëse dhe nuk merr asnjë pikë.

Nga kjo situatë përfiton shoku i skuadrës Sergio Perez, që bëri një garë fantastike, pasi nga vendi i pestë, triumfon në Baku të Azerbajaxhanit. Natyrisht, i kënaqur me vendin e dytë Leëis Hamilton, që tashmë merr kreun e renditjes për pilotë.

Një garë shumë e mirë për Sebastian Vettel me Aston Martin, që ngjitet në podium. Jo mirë Ferrari, Charles Leclerc u nis nga vendi i parë, por në fund vetëm vend i pestë. Para tij u rendit Gasly.